|
U linda nė 9 prill tė vitit 1976, nė Elbasan. Prej vitit 1992 emigrova pėr nė Greqi, ku punova dhe jetova deri nė vitin 2004.
Nė vitin 1998 fillova tė shkruaj romanin tim tė parė: "Deti pa dallgė". Atė e pėrfundova nė vitin 2001.
Po nė atė vit, u thellova nė letėrsinė greke. Gjatė dy viteve qė pasuan, shkrova rreth tridhjetė poezi nė greqisht, tetė prej tė cilave u botuan nė revista dhe gazeta lokale tė ishullit tė Mitilinit. Nė shtypin lokal, janė botuar edhe disa esaje me tema: "Bashkėjetesa shumėetnike".
Gjatė kėsaj kohe, kam qenė pėr gjashtė muaj bashkėpunėtor i gazetes "Elbasani" dhe gjatė viteve 2001-2003 korrespondent i saj nga Greqia.
Nė vitin 2005 u shpėrngula nga Greqia pėr nė Hollandė, sėbashku me bashkėshorten dhe dy djemtė e mij.
Pasi e pėrvetėsova nė kohė rrufe gjuhėn holandeze, shkrova poezitė e parė po atė vit, dhe nė mars tė vitit 2006 botova ciklin e parė poetik nė gjuhėn holandeze, tė titulluar: "Hoe smaken de tranen van jouw medemens"? ose nė shqip: "A i ke pirė ndonjėherė lotėt e fqinjit tėnd"?
Nė shkurt tė vitit 2006, u bėra anėtar i lidhjes tė shkrimtarėve dhe poetėve tė qytetit Almere, ku edhe banoj.
Jam anėtar aktiv i saj . Jam i zėnė me projekte tė ndryshme poetike, psh, nė 27 shtator 2007 prezantova nė shtepinė e kulturės te qytetit, veprėn poetike tė poetit tė madh grek, Kostas Petru Kavafis. Kėtė, nėn kuadrin e pėrvjetorit tė njė poeti tė famshėm, tė vdekur. Recitoj poezi nė qytete tė ndryshėm tė hollandės, dhe marr pjesė pjesė nė konkurse tė ndryshėm poezie.
Nė 5 janar 2008, u bėra anėtar i shoqatės tė shkrimtarėve tė rrethit tė Elbasanit.
Jam korrespondent i gazetės Elbasani, nga Hollanda. Ēdo javė, botohet njė ese rreth jetes time nė Hollandė, por edhe kulturės e historisė hollandeze.
ZBAVITJE: Pėrveē letėrsisė, mė pėlqen tė rris fėmijtė e mij. Shikoj me endje dokumetarė historike,mė pėlqen tė shėtis nėpėr parqe hijerėndė, tė shėtis botėn, si dhe ndihmoj njerėzit e pafuqishėm.
SYNIMI NĖ JETĖ: ĖNDĖRROJ QĖ NĖPĖRMJET LETĖRSISĖ TĖ AFROJ POPUJT E BOTĖS ME NJĖRI-TJETRIN.
|